Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar Agim Ismailloviqin, i akuzuar në rastin “Monstra”.
Arrestimi i tij vjen pasi në seancën e sotme për këtë rast, prokuroria kërkoi që Ismailloviqit t’i shqiptohet masa e paraburgimit, për shkak të siç tha prokuroria, rrezikut për arratisjen e tij.
“Personi është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Shkupit”, theksuan nga MPB.
Në rastin “Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, të akuzuar janë Alil Demiri, Afrim Ismaillovqi, Agim Ismailloviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykimi për momentin ndodhet në fazën e dëshmive, pasi Gjykata e Lartë vendosi ta anulojë vendimin e parë të Gjykatës Penale dhe lëndën ta kthejë në rigjykim./Telegrafi/
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...