Një video nga Serbia është postuar në rrjetet sociale ku shihen oficerët e policisë duke e tërhequr zvarë një të ri, dhe më pas njëri prej tyre duke e goditur atë në shpinë me një shkop gome.
Nova.rs shkruan se videoja është bërë në kryqëzimin e rrugëve Resavska dhe Nemanjina në Beograd, gjatë një proteste të premten.
Në fund, burrit i lidhen duart ndërsa ai shtrihet në tokë, pa rezistencë. Përshkrimi i videos në Instagram thotë se i riu ishte pa ndjenja.
Rrahja ndodh jo shumë larg oficerëve të policisë me pajisje speciale, dhe supozohet se ata janë anëtarë të Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara (JZO).
Njësia drejtohet nga komandanti Marko Kriçak, i cili vetë është filmuar duke vrapuar pas qytetarëve me një shkop gome në dorë ditët e fundit. Shumë pretendojnë se ai i ka keqtrajtuar, dhe një studente i tha medias se e kishte goditur dhe e kishte kërcënuar se do ta përdhunonte.
Që nga fillimi i protestave studentore në Serbi, anëtarët e JZO-së kanë qenë më shpesh në rrugë, ku arrestojnë dhe rrahin studentët. Këtë e tregon më së miri videoja e zëvendëses së tij, Tanja Drobnjak, e cila u filmua në korrik duke tërhequr një studente nga flokët para Fakultetit të Drejtësisë në Beograd.
Ajo u përpoq të ngrinte kokën në mënyrë që një punonjës tjetër të mund të përdorte fytyrën e saj për të zhbllokuar telefonin, edhe pse nuk u lejohet ta bëjnë këtë me ligj.
Në muajt e fundit, anëtarët e kësaj njësie shpesh janë përballur me akuza se veprimet e tyre shkojnë përtej kuadrit ligjor. /Telegrafi/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja