Propozimet për ministra për plotësimin e vendeve vakante në Qeveri kanë mbërritur në Kuvend dhe se sot është paralajmëruar votimi i tyre.
Kryeministri Zoran Zaev bëri të qartë se ministri i ri i shëndetësisë pritet të jetë Venko Filipçe, një mjek specialist i propozuar nga LSDM, i cili ka kryer edhe postin e këshilltarit të kryeministrit në shëndetësi.
Zaev theksoi se ky post i takon atyre, sepse Arben Taravari i ASH-së në fillimin e parë të Qeverisë ishte emëruar në këtë detyrë si emër i mirënjohur në mjekësi dhe jo si kandidat i ASH-së.
Por kjo është mohuar nga Taravari i cili kritikoi kryeministrin Zaev, duke theksuar se ai ishte kandidat i ASH-së dhe se pretendimet e tij janë të pabaza.
Përveç ministrit të shëndetësisë, do të votohet edhe ministri pa resor që i takon partisë rom të Samka Ibraimovski, i cili kaloi si deputet si dhe në vend të tij vjen Aksel Ahmedovski dhe posti i zv/ministrit të arsimit, ku do të jetë Arbër Ademi./GazetaExpress/
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...