Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq sot deklaroi se një nga temat aktuale politike të kryesimit kroat në BE do të jetë edhe Samiti i Ballkanit Perëndimor në muajin maj që do të mbahet në Zagreb e që ka për qëllim përshpejtimin e dinamikës së zgjerimit.
“Në konsultimet tona do të përpiqemi të apo të debllokojmë atë, që për fat të keq, u vendos në tetor në Këshillin e BE-së”, tha Plenkoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se duhet të gjendet mënyrë se si të nisen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri në tetor të vitit të kaluar nuk morën ftesën nga BE për të nisur bisedimet dhe për t’i hapur kapitujt. Pjesa më e madhe e BE-së ishin për nisje të bisedimeve mirëpo presidenti francez, Emmanuel Macron vendosi veto duke thënë se duhet të ketë kritere të reja për hyrje në BE.
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare