Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut Sllavjanka Petrovska, para mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Brukse, deklaroi se qëllimi i takimit të sotëm është të riafirmohet uniteti i NATO-s, t’i jepet mundësi dialogut në krizën në mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të potencohet mbështetja për integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës.
Sipas saj, mundësia për zgjidhje diplomatike të krizës mes Rusisë dhe Ukrainës duhet dhënë deri në fund, dhe deklaratat politike janë vetëm një hap larg deeskalimit, por duhet të shihen edhe lëvizje në terren për këtë qëllim.
“Ky takim mbahet në një moment të rëndësishëm si për sigurinë evropiane ashtu edhe për atë të zonës euroatlantike. Ne do të riafirmojmë qëndrimet tona për një zgjidhje paqësore të krizës mes Rusisë dhe Ukrainës. Ne po i japim shansin e fundit dialogut për zgjidhje diplomatike. Do të konfirmojmë unitetin e të gjitha shteteve anëtare të Aleancës, si dhe sigurinë e tyre”, tha Petrovska.
Petrovska e AIM, tha se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit tonë dhe se institucionet në juridiksionin e tyre janë të gatshme dhe punojnë në këtë drejtim./Telegrafi/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...