Zv. ministrja e Brendshme Slavjanka Petrovska sot uroi anëtarët e policisë së Maqedonisë dhe i falënderoi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre dhe për gjithçka që ata kanë bërë për vendin.
“Të gjithë anëtarëve aktual dhe të më hershmeve të Ministrisë së Brendshme u uroj Ditën e Policisë së Maqedonisë. Secili prej jush la një pjesë të asaj që jetojmë sot. Secili prej jush është i përkushtuar për krijimin e shtetit tonë. Dhe kjo është arsyeja pse unë ju dërgoj urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohjen e pafund, për përkushtimin tuaj, për profesionalizmin tuaj, por edhe për këmbënguljen tuaj. Ne kemi kaluar shumë trazira së bashku, kemi kapërcyer shumë sfida, por ka shumë reforma përpara nesh që duhet t’i zbatojmë në mënyrë që policia e Maqedonisë të qëndrojë krah për krah me policinë evropiane në botë”, thotë Petrovska.
Maqedonia, thotë ajo, është anëtare e NATO-s dhe negociatat me BE-në do të fillojnë së shpejti. Sipas saj, kjo është provë e mjaftueshme që ne jemi në rrugën e duhur për të bërë reforma që do të jenë për të mirën e të gjithëve, për të mirën e shtetit, por edhe për qytetarët, të cilët, siç thotë ajo, gjithmonë do të jenë në qendër të veprimit tonë.
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...
Ndryshime të vogla ditore mund t’ju shtojnë vite jetë, zbulo...
Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëm...