Mosmarrëveshjet midis ministrit teknik Naqe Çulev dhe zëvendëses së tij Slavjanka Petrovska nuk pushojnë. Petrovska iu drejtua qytetarëve përmes një statusi në Facebook:
“Në interesin e informimit të vërtetë të qytetarëve dhe parandalimin e tensioneve të mëtutjeshme të vendosura nga deklarata e pakujdesshme e ministrit teknik, unë kërkova informacion nga shërbimet në lidhje me renditjen e dokumenteve personale nën emrin e ri kushtetues dhe më njoftuan se: Sipas marrëveshjes së nënshkruar për blerjet publik të dokumenteve personale, ndërsa pastaj edhe marrëveshjes për porosi për të cilën janë paguar kapar 20 përqind nga vlera e marrëveshjes, procedura e blerjes është në rrjedh.
Ekipet e projektit të MPB-së dhe Veridos janë në komunikim të vazhdueshëm dhe po punojnë për përcaktimin e pamjeve përfundimtare.
Afatet e porositjes nuk kanë skaduar, pasi paraqitja përfundimtare të jetë përcaktuar dhe aprovuar nga Komiteti Drejtues dhe të rregullohet me një rregullore, urdhri do të konfirmohet dhe format do të dorëzohen”, shkruan Todorovska.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës