Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti personalisht ka përpiluar një listë për arrestimin e familjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit dhe serbëve nga Kosova, ndërsa, siç shtoi ai, Vuçiq nuk e ka prekur kurrë familjen e askujt.
“Lista për arrestimin e serbëve më të dukshëm dhe anëtarëve të familjes së ngushtë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilën e ka publikuar Armend Muja, zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, është hartuar personalisht nga Albin Kurti, dhe këtë e dinë mirë të gjithë në Prishtinë dhe në bashkësinë ndërkombëtare, siç e di edhe Vuçiqi, kur dikush harton një listë për të arrestuar serbët vetëm pse kanë mbiemër dhe mbiemër serb, kur në të janë vëllai dhe djali i presidentit Vuçiq, është e qartë se me kë kemi të bëjmë dhe këtë e di shumë mirë edhe vetë Vuçiqi”, tha Petkoviq, shkruan kosovo-online.
Ai ka theksuar se presidenti i Serbisë nuk prek familjen e askujt dhe se do të dijë t’i mbrojë serbët e Kosovës.
“Për dallim nga Kurti që do të donte ta arrestonte të gjithë familjen Vuçiq, presidenti ynë nuk dëshiron të merret me familjen e Albin Kurtit dhe as të prekë familjen e askujt, sepse familja është e shenjtë, nuk preket dhe këtë duhet ta mësojë Albin Kurti. Por prandaj nga ana tjetër, Vuçiq do ta dijë dhe do të mund ta mbrojë popullin serb në Kosovë”, përfundoi Petkoviq./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit