Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1769 testime për coronavirus, ndërsa 183 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-51, Kumanovë-7, Dibër-4, Shtip-1, Prilep-15, Tetovë-13, Strugë-4, Veles-3, Manastir-6, Ohër-5, Kavadar-5, Gostivar-9, Gjevgjeli-3, Strumicë-7, Kriva Pallankë-4, Radovish-3, Koçan-20, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Vallandovë-3, Vinicë-4, Dellçevë-5, Sveti Nikole-3, Resnjë-2.
Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe pesë persona: Shkupi (51 vjeç), Dibra (68), Kriva Pallanka (58), Radovish (71) dhe Koçani (66).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 102 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.049, prej të cilëve 14.186 janë shëruar, ndërsa 710 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.153./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...