Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut,kanë nisur përplasjet mes partive shqiptare në këtë vend.
Koalicioni VLEN pretendon se Bujar Osmani ka pasur takim me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski në Budapest.
“Këto ditë jemi dëshmitarë të një deklarate skandaloze nga Bujar Osmani, një person që për më shumë se dy dekada ka keqpërdorur besimin e shqiptarëve. Ai publikisht refuzoi të mohojë, pra në mënyrë të tërthortë pranoi se është takuar me Nikolla Gruevskin, një i arratisur dhe person i shpallur ‘non grata’ nga SHBA”, tha Merita Kollçi-Koxhaxhiku.
Kandidati për Kryetar të Komunës së Çairit ,Bujar Osmani,tha se edhe po të ketë pasur takim me ish- kryeministrin Gruevski,ai mund të ketë ndodhur gjatë kohës sa ishte ministër i jashtëm.
Bujar Osmani- BDI
“Takimet e ministrit të jashtëm janë takime të klasifikuara dhe me ligj nuk mund te paraqiten edhe pse për këtë çështje kam folur se është pjesë e fushatës së tyre. Por,edhe po të kishte pasur diçka të tillë do ishte në kuadër të ministrit të jashtëm dhe ato janë informacione të klasifikuara”
Qytetarët presin që nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit të zgjidhen kryetarë të cilët do të punojnë më shumë për qytetin.
Deri më tani partitë politike kanë prezantuar kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale.
Kurse mbrëmë në mesnatë përfundoi edhe afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur./rtk
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...