Përfundon grumbullimi i dëshmive për aksidentin tragjik në Bullgari, çfarë dihet deri tani

18:35 | 19 Janar 2022

Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari ndërsa hetimi është nga fundi.

Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive, të nevojshme për zbardhjen dhe të vërtetën objektive, deklaroi për BTA-në zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva.

“Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën juridike në Shkup, me qëllim që të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva.

Ndryshe, incidenti ka ndodhur në fund të nëntorit, ku autobusi nga Republika e Maqedonisë së Veriut u përfshiu nga flaka.

Nga aksidenti u regjistruan 45 viktima. Udhëtarët po ktheheshin nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.

Lajmet më të lexuara