Edhe pse jemi në muajin korrik Ohri ende pret kulmin turistikë veror, për shkak të temperaturave të ulëta të pazakonta për këtë kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Moti i ftohtë që ka kapluar rajonin në këtë periudhë në mënyrë të konsiderueshëm ka ndikuar në vizitorët e qytetit. Ohri nuk është i zbrazët, përkundrazi, është i mbushur me mysafir, por ato janë që vinë në mënyrë të organizuar siç janë nga vendet e Hollandës, Polonisë, Turqisë, Izrael, Estonisë, por ka edhe turistë çka vijnë nga vendet fqinjë për të pushuar në Liqenin e Ohrit.
Për shkak të motit të ftohtë plazhet e Liqenit të Ohrit pothuajse janë të zbrazëta, temperaturat për momentin sillen rreth 21 gradë celsius dhe është e pazakontë për këtë periudhë verore.
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...