Sipas raportit javor të Institutit për Shëndetit Publik nga 3 deri më 9 maj janë testuar gjithsej 15.781 materiale në laboratore, që është rritje për 5.4% në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 1.304 raste të reja me coronavirus në 33 qytete me ulje prej 37.2% në krahasim me javën e kaluar.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se përqindja e rezultimit pozitiv lëvizën nga 2.5 deri në 12.2% ose mesatarisht 7.5%.
Nga ISHP theksojnë se janë infektuar pacientë nga të gjitha moshat, ndërsa mosha më e prekur është mosha mbi 60 vjet (508). Numër të madh ka mosha 40-49 (227), mosha 50-59 (208), mosha 30-39 (176), mosha 20-29 (106). Më pak raste ka te fëmijët e moshës 0-9 (26) dhe te fëmijët 10-19 (53).
Gjatë kësaj periudhe një javore janë shëruar 4.502 pacientë që është rritje për 12.2 për qind në krahasim me javën e kaluar.
Ka pasur 105 vdekje në 21 qytete, ose 37.1 për qind më pak vdekje në krahasim me javën e kaluar. 91 kanë qenë të moshës mbi 91 vjet, 6 të moshës 50-59, 5 pacientë të moshës 40-49, dy pacientë të moshës 30-39 dhe një i moshës 20-29.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...