Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mbrëmë në një intervistë për “TV24” deklaroi se është i nevojshëm veting në gjyqësi, ndërsa këtë e kanë bërë disa shtete në vitet e 90-ta.
“Vetingu është i nevojshëm, për fat të keq nuk e kemi bërë disa vite më përpara, edhe pse shumë shtete postkomuniste Çekia, Polonia, Sllovakia, kanë bërë disa lloje të këtij vetingu në vitet e hershme të 90-ta dhe i mënjanuan edhe spiunët dhe strukturat kriminele”, ka thënë Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekziston veting i cili do të jetë për gjykatësit dhe për prokurorët dhe atje, nënvizoi ai, do të jetë para së gjithash eventualisht në në mënyrë disproporcionale rritje të pronës derisa janë përzgjedhur gjykatës dhe prokurorë.
“Ekzistojnë tre lloje të vetingut, ndërsa unë jam për të gjitha llojet e vetingut, veçanërisht për ata të cilët do të kontrollohen nëse prona në mënyrë disproporcionale është rritur pasi jenë në funksion dhe jo vetëm në fund pas katër ose pesë viteve për të kontrolluar. Ky të jetë kontroll i paralajmëruar. Në parim jam për”, ka thënë shefi i shtetit Pendarovski.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës