Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski i ka dërguar urime kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit (KOM-KO) Stefanit dhe të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks me rastin e vendimit unanim të Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe për pranimin e autoqefalisë së KOM-KO.
“Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit të besimit ortodoks, i cili pason vendimin e Patriarkanës Ekumenike për të pranuar Kishën tonë në unitet kanonik dhe bashkësi eukaristike”, tha Presidenti.
Sipas Pendarovskit, vendimi i Kishës Ortodokse Serbe do të kontribuojë në korrigjimin e padrejtësive historike dhe do të hapë mundësinë për rritje të re dhe të papenguar shpirtërore të Kryepeshkopatës së Ohrit.
lexo edhe:
Kisha Ortodokse e Serbisë e pranoi autoqefalin e Kishës Ortodokse Maqedonase
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...