Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski uroi besimtarët myslimanë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për festën e Fitër Bajramit.
“Në këto ditë festive të unitetit dhe respektit, të gjithë bashkërisht duhet të vazhdojmë drejt ndërtimit të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët dhe të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, shembull për gjeneratat e ardhshme. Në këtë festë të madhe shënohet fundi i agjërimit një mujor ku secili besimtar në mënyrë të sinqertë e hap zemrën për besimin dhe dashurinë. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i dhënies, ndihmës dhe uniteti dhe kjo përforcon besimin në të mirën, drejtësinë, kuptimi e ndërsjellë dhe respektimin. Dëshiroj që këto vlerë të jenë secilën ditë dhe të gjithë të kemi jetë të qetë dhe të lumtur, jo vetëm në ditë festive por edhe gjatë gjithë vitit”, uron kryetari Stevo Pendarovski, njofton Telegrafi Maqeodni.
Kryetari Pendarovski uroi edhe kreun e BFI-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi.
“Më lejoni që Juve personalisht, anëtarëve të Rijaseit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’u uroj festën e Fitër Bajramit”, thekson kryetari Pendarovski duke bërë thirrje për ndërtim të paqes dhe bashkëjetesës në e Maqedoninë e Veriut multi-fetare dhe multi-etnike./Telegrafi/
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...