Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut u takua sot me Zoran Jankoviqin, shefin e Zyres për lidhje me NATO-n.
Nga Kabineti i presidentit kumtuan se ai në takimin me Jankoviq ka shprehur pritje për përfundim sa më të shpejtë të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e vendeve-anëtare, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës më të fuqishme ushtarako-politike.
“Pendarovski e cekë rolin e Zyres për lidhje me NATO-n në Shkup në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përmbushjen e kritereve dhe standardeve për anëtarësim të plotë”, theksuan nga Kabineti.
Presidenti dhe shefi i Zyrës për lidhje me NATO-n në takim këmbyen mendime për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për bashkëpunimin e shtetit me NATO-n, ndërkaq në kontekst të aspiratave për anëtarësim në Aleancë, transmeton Portalb.mk.
Në gusht të këtij viti, gjatë solemnitetit qendror me rastin e shënimit të Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski e dekoroi Zyren për lidhje me NATO-n në Shkup, me Dekoratën për merita ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e inkuadrimit dhe përmbushjes së kritereve dhe standardeve për realizim të anëtarësisë së plotë në NATO.
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin