Presidenti i sapo zgjedhur i Maqedonisë së Veriut , Stevo Pendarovski ka thënë se ai shpreson që së shpejti ta takojë homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai beson se qëndrimi i vendit të tij për Kosovën (njohja nga Maqedonia e Veriut) nuk i ngarkon marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe shton se personalisht do të bëjë gjithçka që këto marrëdhënie të zhvillohen në drejtim pozitiv.
Stevo Pendarovski në një intervistë për gazetën serbe “Politika” kujton se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një histori të gjatë, të pasur dhe shumë pozitive, dhe thekson afërsinë kulturore të dy popujve, transmeton Klan Kosova.
“Është i nevojshëm një takim bilateral me presidentin Vuçiq, të cilin shpresoj që ta zhvillojë menjëherë pas marrjes së detyrës së Presidentit të Maqedonisë së Veriut”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...