Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski, i propozoi Kuvendit Milazim Mustafën për anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor.
Milazim Mustafa është këshilltar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, në Sektorin për Ndihmë Ndërkombëtare Juridike.
Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër në studime evropiane. Në biografinë e tij thuhet se ai ka diplomuar dhe magjistruar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Mustafa më herët ka punuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Drejtësisë. Është autor i disa punimeve shkencore. Ka qenë dhe është anëtar i disa grupeve punuese dhe komisioneve në fushën e gjyqësorit./Telegrafi/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë