Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka dënuar dhunën në protestat e mbrëmshme si dhe incidentin pranë Sheshit Skënderbeu.
Pendarovski thotë se është e papranueshme përdorimi i dhunës dhe nxitja e dhunës për qëllime politike dhe se nuk ka asgjë më të rëndësishme se paqja dhe siguria e të gjithë qytetarëve.
“U bëj apel të gjithë organizatorëve të protestave, të cilat po mbahen këto ditë në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin përgjegjësi dhe të drejtën e tyre demokratike që të protestojnë të vazhdojnë ta praktikojnë me dinjitet dhe pa dhunë. Njëkohësisht e gjykoj rreptësishtë mbajtjen dhe përdorimin e armës së zjarrit nga civilët dhe qytetarët në vend, të cilët nuk janë përfaqësues të organeve të sigurisë. Dje policia kishte një reagim në kohë i cili parandaloi përplasje më të mëdha. Pres që të gjithë personat të cilët u involuan mbrëmë në këtë incident të arrestohen dhe të sanksionohen përkatësisht në afatin sa më të shkurtër të mundshëm”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski.
Protestat e mbrëmshme eskaluan në fyerje, gjuajtje dhe gurë dhe demolime të disa pronave private.

KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates