Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka realizuar takim me homologun e tij francez Emannuel Macron.
Pas takimit Pendarovski tha se ka pasur takim të hapur dhe dinamik, duke shtuar se datë nga Parisi akoma nuk ka. Pendarovski tha se Macron kërkon kohë për reformim të brendshëm të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, ai në takim me Macronin i ka shprehur argumentet e tij në lidhje me vendimin e BE-së.
Ndërsa sipas Pendarovskit, Franca tashmë ka dorëzuar dokument joformal (non-paper) tek vendet anëtare të BE-së për reformat në metodologjinë e negociatave për anëtarësim, çështje për të cilën Macron nuk dha dritë të gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Macron tashmë ka filluar me pastrimin e metodologjisë së tij. Ata kanë propozuar non-paper tek vendet anëtare para një jave dhe presin në muajt e ardhshëm të përfundojë komenti i shteteve tjera anëtare, eventualisht amendamente. Ai mendon se metodologjia duhet të miratohet deri në mars”, tha Pendarovski.
Ai shtoi se Macron i ka thënë se mund të ketë vendim pozitiv për negociatat me Maqedoninë e Veriut në maj në Samitin e Zagrebit, por nuk ka marrë garancë.
Nëntë të lënduar e njëri në gjendje të rëndë nga aksidenti i...
Votohet në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të...
Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, shkon në 14 numri i vik...
Yamali kundër Messit: Caktohet data e “Finalissima”
Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, nis shpërndarja e material...
KQZ mblidhet sot – në rend dite Plani Operacional për ditën ...