Pres nga Qeveria e re zbatimin e plotë të axhendës së BE-së në fushat kryesore, tha Presidenti Stevo Pendarovski, i cili sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në vebinar me temë “Problemet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor në mes të krizës me coronavirus; Perspektiva Euro-Atlantike” e organizuar nga Shoqata Alumni Marshall Center e Republikës së Maqedonisë së Veriute, në partneritet me Marshall Center of Garmisch dhe Departamentin e Diplomacisë Publike të NATO-s.
Parakushti themelor për sukses është afrimi iu njerëzve më të aftë, pavarësisht prejardhjes së tyre politike ose etnike.
Unë pres që të shoh njerëz me aftësi të forta pro-evropiane dhe demokratike, me të dhëna të qarta antikorrupsioni”, tha Pendarovski.
Ai vlerësoi se mungesa e perspektivës së BE-së gjithmonë inkurajon axhendat alternative politike dhe se gjatë pandemisë kemi parë shumë shembuj të tillë.
Pendarovski tha gjithashtu se pandemia me Covid-19 ndryshoi rrënjësisht të gjithë botën dhe shkaktoi një efekt të madh negativ./Telegrafi/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu