Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski sot u takua me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ndodhet për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë.
Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale politike në Maqedoni, sfidat në lidhje me perspektivat evropiane të vendit dhe propozimin e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidenti Pendarovski e përshëndeti vizitën e Michel, duke e cilësuar si tregues të përkushtimit të Bashkimit Evropian dhe informoi për rrjedhën e procesit të gjerë të konsultimit që po zhvillohet në lidhje me propozimin francez, si dhe për atmosferën në shoqërisë lidhur me propozimin.
Të dy ranë dakord se pranimi i propozimit francez do të mundësojë hapjen e fazës së parë të negociatave të anëtarësimit, që do të mundësoj integrimin e vendit në BE.
Përveç kësaj, hapja e fazës së parë do të paraqesë një nxitje të mëtejshme për përparimin dhe prosperitetin e Maqedonisë, por do të ketë ndikim pozitiv edhe në situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor.
Michel e Pendarovski shkëmbyen mendime në kontekst të shqetësimeve të qytetarëve për çështje identitare, për çka presidenti Pendarovski theksoi se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga BE-ja.
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...