Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se më 1991, në një kohë të pasigurt, ne, qytetarët, u bashkuam rreth idesë së shtetit tonë, të pavarur.
“Me kalimin e viteve kemi pasur ulje-ngritje, gabime dhe suksese, por së bashku kemi kapërcyer të gjitha tundimet.
Në 1991 kemi zgjedhur pavarësinë, më 2001 bashkëjetesën ndëretnike. Sot jemi në portat e institucioneve evropiane dhe euro-atlantike. Për të arritur qëllimin, duhet të rivendosim unitetin që kishim në fillim të pavarësisë. Ne kemi nevojë për pajtim civil, dhe për pajtimin e qëndrueshëm kemi nevojë për drejtësi efikase dhe institucione shtetërore me integritet”, thuhet në deklaratën e Pendarovskit.
Ai shton se nëse duam që brezat e rinj të qëndrojnë në vend dhe të jetojnë, të punojnë dhe të krijojnë një të ardhme këtu, duhet të bëjmë shumë më tepër si shtet dhe t’u sigurojmë atyre kushte për të realizuar dhe sukses në shtëpi, në vendin e tyre.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...