“Deklarata në Kuvendin bullgar dhe memorandumi në BE dolën jashtë kornizës së marrëveshjes. Këtu nuk kemi hapësirë për manovrim, pasi kërkesat përfshijnë çështje për të cilat nuk negociohet”.
Kështu ka thënë në një intervistë për Deutsche Welle, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas tij, mundësitë që të ketë zgjidhje janë minimale, por gjithsesi ekzistojnë.
“Deklarata e Kuvendit bullgar dhe memorandumi shpjegues i tyre drejt BE-së padyshim shkuan përtej kornizës së marrëveshjes dypalëshe. Këtu praktikisht nuk kishim hapësirë për manovrim për ndonjë përgjigje, sepse kërkesat e Bullgarisë u referoheshin çështjeve të panegociueshme”.
“Unë kam dalë me një deklaratë që përmbante një kornizë të përgjithshme për një kompromis të mundshëm në lidhje me çështjen aktuale të atëhershme të Goce Delçevit. Reagimet e publikut maqedonas ishin brenda pritjeve të mia, por unë u befasova nga reagimet nga pala bullgare. Gjegjësisht, nuk u njoh si një përpjekje për kompromis në të cilën të dy palët duhet të bënin një përpjekje dhe të braktisnin disa nga aksiomat e tyre historike komuniste që janë një-dimensionale. Në vend të kësaj, në Sofje ishin të bindur se ka ardhur koha kur pala maqedonase duhet në tërësi të pajtohet me narativin e tyre historik”, tha Pendarovski.
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...