Kandidati i përbashkët i Qeverisë, Stevo Pendarovski zyrtarisht do të kandidohet për kryetar shteti përmes nënshkrimeve të deputetëve. Pas kandidaturës së tij tashmë janë nënshkruar më shumë se 60 deputetë nga koalicioni në pushtet LSDM dhe BDI. Megjithatë, Pendarovski nga dita e nesërme deri të shtunën do të mbledh edhe nënshkrimet të qytetarëve përmes zyrave të KShZ-së.
Me këtë të gjithë kandidatët siç janë Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Gordana Siljanovska Davkova nga OBRM-PDUKM dhe Stevo Pendarovskit i përmbushën kushtëzimet ligjore për të hyrë në garën e 21 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shefat e shtabeve zgjedhore të Pendarovskit dhe Siljana Davkova, sekretarët e përgjithshëm të LSDM dhe OBRM-PDUKM thonë se do të udhëheqin fushatë promotive që do të garantojë garë demokratike.
Sipas afatit për zgjedhjet presidenciale, kandidaturat e Pendarovskit, Rekës dhe Siljanovskësdo të duhet të arrijnë në KShZ deri më 21 mars, ndërsa fushata zyrtarisht nisën më 1 prill.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...