Presidenti Stevo Pendarovski priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides.
Në takim, ata shkëmbyen mendime mbi mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në gusht të vitit 2019.
Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të zhvillojë bashkëpunim me Republikën e Qipros në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimin tregtar dhe investimet. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski shprehu shpresën për përfaqësimin më të shpejtë diplomatik midis dy vendeve në nivelin ambasadorësh.
Lidhur me aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, Presidenti Pendarovski riafirmoi shpresën se së shpejti do të miratohet metodologji e re për kryerjen e negociatave të pranimit dhe do të përcaktohet një datë për fillimin e negociatave të pranimit me BE-në.
Sipas Presidentit Pendarovski, një vendim i tillë do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, si dhe të vetë Bashkimit Evropian./Telegrafi/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...