Presidenti Stevo Pendarovski sot bëri një vizitë pune në Agjencinë e Inteligjencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës, Pendarovski u njoftua me aktivitetet në vazhdim dhe të planifikuar nën autoritetin e Agjencisë, me qëllim mbledhjen, analizimin dhe përpunimin e inteligjencës që janë të rëndësishme për sigurinë e mbrojtjes, politikës, ekonomisë dhe interesat e tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Presidenti, siç thuhet në deklaratë, u informua me kontributin e Agjencisë së inteligjencës në përmbushjen e qëllimeve strategjike të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, me theks në bashkëpunimin ndërkombëtar të Agjencisë me shërbimet partnere. Bashkëpunimi ndërinstitucional gjithashtu u diskutua në takimin me menaxhmentin si pjesë e rëndësishme e koordinimit të veprimtarive të institucioneve të lidhura me Agjencinë e Inteligjencës.
Pendarovski u informua gjithashtu edhe për veprimtaritë e Agjencisë për reformën e brendshme dhe miratimin e ligjit të ri , me qëllim të ngritjes së shërbimit modern dhe efikas, në pajtim me rekomandimet, kriteret dhe mbështetjen e NATO-së./Telegrafi/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova