Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka folur në lidhje me çështjen e Goce Dellçevit në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Ai në emisionin “360 shkallë” në Alsat, ka deklaruar se është e vërtetë e pamohueshme se Goce Dellçev është deklaruar bullgar, por në të njëjtën kohë ka luftuar për pavarësinë maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Goce Dellçev është deklaruar bullgar dhe në të njëjtën kohë ka luftuar për pavarësinë e shtetit maqedonas. Bëhet fjalë për dy fakte të pamohueshme historike dhe kjo ofron kompromisin si qasje për revolucionarin Dellçev, personaliteti i të cilit ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet Shkup-Sofje ditëve të fundit”, tha Pendarovski.
Ai tha se çështja e Goce Dellçevit do të bëhet problem politik, nëse Bullgaria nuk e ndryshon qasjen. Pendarovski tha se nuk duhet të krijohet problem atje ku nuk ka./Telegrafi/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...