Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin austriak, Aleksandar Van der Belen.
Gjatë bisedës janë shkëmbyer informata për gjendjen aktuale në të dyja shtetet, në kontekst të ballafaqimit me pasojat nga përhapja e Kovid-19.
Presidenti Pendarovski ka informuar homologun e tij austriak për masat që kanë ndërmarr organet shtetërore në ballafaqimin me pandeminë, përfshi edhe vendimin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera.
Nga ana tjetër presidenti austriak Va nder Belen ka përcjell përvojën austriake dhe masat që ky shtet ka ndërmarr në ballafaqimin me Kovid-19./alsat
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...