Me rastin e Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski uron qytetarët me mesazhin që të ruajmë vlerat e paqes, bashkimit dhe dinjitetit.
“Sot shohim se fitorja e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe barazisë është në rrezik në një kohë kur ne besuam se u fitua plotësisht. Sot, në mes të gjakderdhjeve të reja, duhet të kujtojmë më shumë se kurrë mësimet e së shkuarës dhe 9 maji është një nga ato data – themeli i vlerave të vërteta qytetëruese. Dita e fitores mbi fashizmin është një nderim për miliona jetët e humbura në luftën kundër okupatorit, një ditë kur me krenari kujtojmë se kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi në anën e duhur të historisë. Dita e Evropës, e cila feston idenë e paqes dhe unitetit të qëndrueshëm në kontinent, është një tjetër kujtesë e vlerës vendimtare të rrugës drejt diversitetit evropian. Vetëm me dinjitet, me respekt për të drejtën e vetëvendosjes mund të flasim për një Evropë të bashkuar.
Fitorja mbi fashizmin është gjithashtu një fitore për Evropën.”, ka shkruan Pendarovski.
Ndryshe, data 9 Maj njihet si Dita e Evropës dhe në nder të kësaj dite, organizohen një sërë aktivitetesh për ruajtjen dhe promovimin e vlerave evropiane.
Në vendin tonë aktivitetet për shënimin e Ditës së Evropës kanë nisur më datë 5 Maj dhe do të zgjasin afërsisht një javë.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...