Ushtria e Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen i është bashkuar testimit të qytetarëve për koronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Një ekip i stafit teknik nga Qendra Mjekësore Ushtarake doli në terren, i ndihmuar nga ekipe të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP-së), për t’i ndihmuar ata në marrjen e mostrave të testimin për virusin Covid-19. Me këtë mbështetje nga Ushtria, kapaciteti do të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, por gjithashtu do të lehtësohet puna e ekipeve nga QSHP. Ekipi nga Qendra Mjekësore Ushtarake është i përfshirë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe të japin informacione të sakta në anketat epidemiologjike.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...