Parashikimi i motit në Maqedoni

08:13 | 14 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, paradite me paraqitje të mjegullës apo vranësira të ulëta nëpër lugina. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej-3 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 19 gradë

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 15 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Shpërndaje në rrjete sociale