Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministria e Shëndetësisë paralajmëruan se këtë muaj pritet të arrijnë vaksinat e “Pfizer”, ndërsa paralajmërimi vjen pas rritjes së numrit të rasteve të reja.
Kapacitetet e Klinikës Infektive momentalisht janë përmbushur, dhe serish në funksion vendoset spitali modular në Qendrën Klinike.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se se prodhuesi i vaksinave “Pfizer-Biontek” dje ka lëshuar marrëveshjen për blerjen e vaksinave dhe se Maqedoni për sivjet do të porosisë 800.280 doza vaksinash, ndërsa dërgesa e parë do të vijë gjatë muajit mars me 21.060 vaksina.
Sipas të dhënave të fundit të ISHP-së , gjatë ditës së djeshme u regjistruar 721 raste të reja dhe humbën jetën nëntë persona. Po ashtu gjatë kësaj periudhe u shëruan edhe 1.753 pacientë. Momentalisht numri i rasteve aktive është 8.162./Telegrafi/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje