Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup ka reaguar kundër paradës së sotme.
“LGBT është një çrregullim biologjik dhe psikologjik në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe mësimet islame të bazuara në fjalët e All-llahut të Lartëmadhëruar. Bazuar në këtë, tentimi i justifikimit të LGBT – së në nivel të shoqërisë dhe ligjit – shtetit është një angazhim për formimin e një identiteti që asnjëherë nuk mund të pranohet si normal”, thonë nga myftinia e Shkupit.
Myftinia e Shkupit shpreh shqetësim të thellë për aktivitetet e tilla të cilat janë me pasoja shumë të rënda në shoqëri si: Pengesë për zhvillim të shëndoshë të llojit njerëzorë; Përhapje e sëmundjeve të ndryshme si AIDS etj.; Shkatërrim i bërthamës së shoqërisë dhe familjes; si dhe pengim në zhvillimin e shëndoshë fizik, psikik dhe shpirtëror të gjeneratave të reja.
Duke marrë parasysh këto dhe shumë pasoja tjera, Myftinia e Shkupit, apelon deri te organet relevante për të ndihmuar këtë kategori njerëzish të trajtohen dhe rehabilitohen në mënyrën më të shëndoshë që të integrohen dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë njerëzore, thuhet mes tjerash në reagimin e Myftinisë së Shkupit.
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë
A mundet Trumpi t’i nxjerrë vërtet SHBA-të nga NATO? Çfarë d...
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët kufizojnë përdorimin e ...
ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i...
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj, nuk sheh progres në...
Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend