Prokuroria Themelore Publike përmes një njoftimi informon se kanë dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave, të cilët kanë qenë të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë, ku një person humbi jetën.
Nga Prokuroria thonë se dy personat hetohen për veprën penale “vrasje” dhe ndaj të njëjtëve është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shtatë personat tjerë Prokuroria i ndjek për veprën penale “dhunë”.
Përndryshe, ngjarjet e armatosura në Kumanovë ndodhën më 31 tetor mes dy familjeve, ndërsa jetën e humbi personi V.M.
Prokuroria thekson se do të vazhdojnë me mbledhjen e dëshmive materiale dhe verbale për zbardhjen e plotë të rastit.
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...