Në 33 shtete në gjithë Evropën, shkalla e papunësisë ka variuar nga 2,7 për qind në Islandë deri në 22,4 për qind, që është shënuar në Maqedoni.
Shkalla e punësimit në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për vitin 2017 është regjistruar me 53,5 për qind, kurse ai i papunësisë 7,6 për qind, ndërkohë që shkalla më e lartë e papunësisë është regjistruar në Maqedoni me 22,4 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Statistikor i Turqisë njoftoi se shkalla e punësimit në 28 shtete anëtare të BE-së te popullsia e moshës mbi 15 vjeçe u realizua me 53,5 për qind.
Shteti me shkallë më të lartë të punësimit në mesin e 33 shteteve në gjithë Evropën ka qenë Islanda me 80,6 për qind, kurse shteti me shkallë më të ulët të punësimit ka qenë Greqia me 40,9 për qind.
Ndërkaq, niveli i punësimit të Turqisë për vitin e kaluar u regjistrua me 47,1 për qind.
Papunësia më e madhe në Evropë në Maqedoni
Shkalla e papunësisë për vitin 2017 te popullsia e moshës 15-74 vjeçe në 28 shtetet anëtare të BE-së u regjistrua me 7,6 për qind. Në 33 shtete në gjithë Evropën, shkalla e papunësisë ka variuar nga 2,7 për qind në Islandë deri në 22,4 për qind, që është shënuar në Maqedoni.
Shkalla e papunësisë në Turqi për vitin 2017 u regjistrua me 10,9 për qind./AA
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...