Në 33 shtete në gjithë Evropën, shkalla e papunësisë ka variuar nga 2,7 për qind në Islandë deri në 22,4 për qind, që është shënuar në Maqedoni
Shkalla e punësimit në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për vitin 2017 është regjistruar me 53,5 për qind, kurse ai i papunësisë 7,6 për qind, ndërkohë që shkalla më e lartë e papunësisë është regjistruar në Maqedoni me 22,4 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Statistikor i Turqisë njoftoi se shkalla e punësimit në 28 shtete anëtare të BE-së te popullsia e moshës mbi 15 vjeçe u realizua me 53,5 për qind.Shteti me shkallë më të lartë të punësimit në mesin e 33 shteteve në gjithë Evropën ka qenë Islanda me 80,6 për qind, kurse shteti me shkallë më të ulët të punësimit ka qenë Greqia me 40,9 për qind.
Ndërkaq, niveli i punësimit të Turqisë për vitin e kaluar u regjistrua me 47,1 për qind.Papunësia më e madhe në Evropë në MaqedoniShkalla e papunësisë për vitin 2017 te popullsia e moshës 15-74 vjeçe në 28 shtetet anëtare të BE-së u regjistrua me 7,6 për qind. Në 33 shtete në gjithë Evropën, shkalla e papunësisë ka variuar nga 2,7 për qind në Islandë deri në 22,4 për qind, që është shënuar në Maqedoni.Shkalla e papunësisë në Turqi për vitin 2017 u regjistrua me 10,9 për qind.
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini