Momente paniku mes qytetarëve të qytetit të Kavajës këtë pasdite të së hënës, teksa një furgon pasagjerësh papritur ka marrë flakë.
Furgoni ishte në ecje në momentin kur zjarri e ka mbuluar pjesën e përparme të makinës. Fatmirësisht në makinë ka qenë vetëm shoferi, i cili ka dalë jashtë automjetit pa pësuar dëme. Makina nga ana tjetër është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës derisa zjarrfikësit kanë ardhur për ta fikur. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një defekt në motor.
Fotot u postuan nga report tv.


Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...