Ndërsa deputeti Ziadin Sela qëndronte i përgjakshëm, pa treguar shenja të jetës, një prej të pandehurve po i afrohet dhe me një goditje të fuqishme me këmbë i ra në kokë.
Ky sulm mbi Selën u regjistrua nga një prej kamerave të sigurisë në Kuvend më 27 prill. Pas paraqitjes së regjistrimit, gjyqtari arriti në përfundimin se i pandehuri Kire Georgievski është ai që goditi Selën në kokë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të pandehurit e tjerë Selën janë përpjekur ta hedhin në erë, ndërsa pastaj merr një goditje të dytë nga Oliver Osavkovski, i cili me këmbën e tij e ka goditur në shpatulla. Për shkak se Sela nuk mund të qëndronte në këmbë përsëri bie në dysheme. Në ato momente, i akuzuari Kire Georgievski kthehet përsëri, i cili sipas vlerësimit të gjyqtarit është i zemëruar dhe agresiv, por nuk e goditi përsëri.
Këto minutat kritik për Selën janë regjistruar dhe nga i pandehuri Osavkoski, të cilat gjithashtu u prezantuan, por kur kanë ndodhur goditjet, ai ka inçizuar dysheme. Por përsëri mbrapa dëgjohen grushtet dhe zërat mos e godit, ndalo më.
Pastaj ka një grumbull rreth Selës, ndërsa ai është larguar në një drejtim që nuk e mbulon kamera.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...