Vetëm disa orë para arritjes në Athinë të negociatorit të OKB-së, Matthew Nemetz, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar në televizionin publik “ERT” se qeveria greke është duke përgatitur një pakt të përgjithshëm, që brenda muajit shkurt do t’ia propozojë Shkupit zyrtar për sa i përket të gjithë kontekstit të çështjes së emrit.
“Në këtë pakt do të përfshihen të gjitha çështjet që janë të hapura në lidhje me emrin, një kapitull i veçantë për irredentizmin dhe Kushtetutën, por edhe çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e këtij vendi”, tha Nikos Kotzias, kryediplomat i Greqisë.
Nëse këtë projekt do ta pranojë edhe Qeveria “Zaev”, atëherë ky pakt do të shkojë për miratim në Parlamentin grek, shkruan Top Channel.
Kotzias ka thënë gjithashtu se një zgjidhje e mirë do të ishte që emri i ri i fqinjit verior të Greqisë, për të cilin do të bihet dakord, të jetë një emër i përbërë në gjuhën sllave i papërkthyeshëm.
Sipas ministrit të Jashtëm grek, edhe Nemetz, nga pesë emrat që ka propozuar, katër janë në gjuhën sllave.
I pyetur për ministrin e Mbrojtjes dhe kreun e partisë aleate në qeveri, Panos Kammenos, i cili më herët ka këmbëngulur që termi “Maqedoni” të mos jetë pjesë e emrit të ri, por duke theksuar se nuk do të rrëzonte kurrë qeverinë me votëbesim në Parlament, Kotzias ka thënë se është e pranueshme që brenda qeverisë të ketë pozicionime të ndryshme për një çështje e kjo është shprehje e demokracisë./Top channel
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit