Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka folur për mundësinë që Kosova ta padis shtetin e tij për gjenocidin e luftës së fundit.
Vuçiq me një ton kërcënues, ka kërkuar nga Kosova që të mos ushtrojë padi, sepse sipas tij kjo mund të bëhet vetëm përmes Shqipërisë, dhe kjo sipas tij nënkupton defakto bashkim të Kosovës me këtë shtet.
“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të nënkuptojë fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë këtë”, tha Vuçiq me një dozë kërcënimi.
Vuçiq në këtë konferencë për media foli edhe për shtetet që sipas tij “kujdesen për Kosovën si për fëmijën e tyre”.
“Unë u kërkoj të mos e bëjnë”, tha Vuçiq./lajmi.net/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...