Policia ka ngritur padi penale kundër 58-vjeçarit, banor i fshatit Drogomisht i Epërm, i cili dje hapi zjarr duke plagosur tre persona në qendër të Kërçovës. Nga ky incident ka mbetur i plagosur edhe kandidati i pavarur për këshilltar Alit Abazi, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, thonë nga spitali i qytetit të Shkupit. Nga ngjarja e mbrëmshme kanë mbetur të plagosur edhe dy persona por me plagë më të lehta.
Drejtori i urgjencës Ilir Asani thotë se operacioni i Alit Abazit ka zgjatur me orë të tëra. Ai vazhdon të jetë në koma. “Ndërsa pacienti tjetër është i pranuar në klinikën e anestezionit dhe trajtimit intensiv dhe është në gjendje mjaftë të rëndë, në gjendje mjaftë kritike, ku është operuar gjatë tërë natës deri në mëngjes me lëndime serioze të organeve të barkut të kurrizit dhe enëve të gjakut për shkak të lëndimit me armë zjarri”, u shpreh Ilir Asani, Drejtor i Urgjencës në Spitalin e Shkupit.
Policia menjëherë pas incidentit e ka kapur sulmuesin. Sipas njohurive parësore, motivi për sulmin ka qenë çështjet e pa pastruara për të cilat ka qenë në vijim edhe procedurë gjyqësore.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...