“Rritja e konkurrencës, stabiliteti ligjor dhe parashikueshmëria në sektorin privat janë sfida kryesore për sektorin e biznesit”, tha zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin Komitetit Sektorial të Monitorimit për konkurrencë, inovacion dhe bujqësi.
Mbledhjen e kryesonin Osmani, si koordinator kombëtar i IPA dhe shefi i Repartit për Bashkëpunim pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian, Nicola Bertolini, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria është seriozisht e përkushtuar të sigurojë kushte të përshtatshme për të bërë biznes, posaçërisht në kuadër të procesit reformues që del nga agjenda evropiane”, theksoi Osmani duke cekur masat e planifikuara që janë në Planin 18 do të kenë impakt të përshtatshëm në përforcimin e sundimit të së drejtës, luftimit të korrupsionit por edhe përparimi i efikasitetit të gjyqësisë.
Ai shtoi se i gjithë procesi i integrimeve evropiane është për t’u siguruar kushte më të mira për bujqit, ndërmarrësit, inovatorët dhe të gjitha segmentet e sektorit të biznesit.
Në mbledhje të pranishëm ishin përfaqësues të Delegacionit të BE-së, donatorët e vendit si Banka Botërore, Banka Evropiane për zhvillim dhe ndërtim, përfaqësues të katër Odave ekonomike në Maqedoni si dhe përfaqësues nga ministritë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...