Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se për partinë e tij është e pranueshme çdo datë për zgjedhje lokale në të cilën do të dakordohen partitë politike.
“Kur partitë politike kanë probleme me datat, më shumë më ngjan se kanë problem me vetëbesimin për rezultatin në zgjedhje. Ne nuk kemi një problem të tillë. Kështu që, çdo datë në të cilën do të vendosin partitë politike për mbajtjen e zgjedhjeve për ne është e pranueshme”, tha Osmani duke përmendur.
Ai shtoi se edhe 17 tetori por edhe 31 tetori janë të pranueshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
I pyetur nëse BDI mendon ta lëshojë Qeverinë nëse nuk e ka mbështetjen e LSDM-së në zgjedhjet lokale, Osmani thotë se nuk ka një gjë të tillë.
“Së pari BDI nuk mund ta lëshojë qeverinë e vet, kjo qeveri është e BDI-së. Kemi biseduar me partnerët e koalicionit për mundësinë e bashkëpunimit te të dy anët”,t ha mes tjerash Osmani./Telegrafi/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...