Në kuadër të vizitës së tij të punës në Ukrainë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i shoqëruar nga përfaqësues të Qeverisë ukrainase, vizitoi qytetin Irpin, në periferi të Kievit, vend i veprimeve intensive ushtarake që nga fillimi i invazionit, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.
“Ajo që pashë në Irpin edhe një herë më bindi se sa i drejtë është qëndrimi ynë për ta dënuar këtë agresion ushtarak. Janë gjetur trupa të shumë civilëve, ndërsa mbi 70% e ndërtesave janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht, përfshirë spitalet dhe institucionet arsimore”, tha Osmani.
Osmani shtoi se agresioni i pashembullt dhe i paprovokuar paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, sulm ndaj vendit sovran dhe përpjekje serioze që të shkatërrohen themelet e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
“Vizita në Ukrainë, është akt i mbështetjes dhe solidaritetit, teksa këto skena dhe imazhe janë dëshmi e politikës së paarsyeshme dhe destruktive e cila qëndron mbrapa saj”, theksoi Osmani.
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike