Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se të gjitha viktimat e aksidentit të autobusit në Bullgari së pari do të dërgohen në aeroportin e Shkupit, e më pas në shtëpitë e tyre apo në varreza.
“Njoftim për ndryshimin e orareve të pritjes dhe dërgimit të viktimave të aksidentit në Bullgari nëpër shtëpitë e tyre dhe varreza”.
” Ju njoftojmë se kufomat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari, pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen drejt në shtëpitë e tyre apo në varreza, varësisht prej kërkesës së familjarëve”.
“Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që të dorëzohen para namazit të Xhumasë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër