Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ia ka uruar fitoren kundër-kanditatit të tij, Izet Mexhiti nga VLEN-i.
Osmani tha se edhe pse fushata nuk ishte as e drejt e as e ligjshme në çdo aspekt, megjithatë fjala e fundit u takon qytetarëve dhe se u shpreh se beson që ndershmëria dhe vlerat kanë kuptim vetëm kur i ruan edhe në situata si kjo.
“Urime kundërkandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij, ata janë fituesit e zgjedhjeve në Çair dhe u uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme”.
“Në fund, dua të falënderoj familjen time, ata e mbajtën barrën më të madhe të angazhimit tim politik, por nga aty mora edhe përkrahjen e fortë. Për hapat e ardhshëm politik, ditëve në vijim”, shkroi Osmani, transmeton klankosova.tv.
Ai foli edhe për ditën zgjedhore të sotme, të cilën e cilësoi si të suksesshme dhe pa vërejtje të mëdha, teksa shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët gjatë fushatës.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit