Raportimet më të reja flasin për probleme të shtuara në vazhdimësi në komunikacionin rrugor në Maqedoni, si rezultat i të reshurave të dendura të borës, sidomos në perëndim të vendit.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është bllokuar tërësisht komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër për shkak të ortekut të dëborës.
Ndalesë për lëvizjen e veturave është shpallur në kalimin malor Gjavatë.
Ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda dhe autobusëve ka për në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, pastaj Strugë-Qafëthanë, Mavrovë-Dibër, Strazhë-fshati Kolare, si edhe në kalimet malore Presekë, Bukovë dhe Gjavatë.
Të reshura bore ka në Tetovë, Gostivar, Strazhë, Mavrovë, Prilep, Ohër, Strugë, Resnjë, Krushevë, Kërçovë, Brodin maqedonas, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec./telegrafi
Foto Ilustrim
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit