Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët (HCR), Këshilli i Evropës dhe zyra për të drejta e Njeriut të OSBE-së i kërkoi sot Hungarisë t’i japë fund politikave që favorizojnë ksenofobinë kundër refugjatëve dhe imigrantëve.
Në një thirrje të përbashkët, tre organizmat i kërkuan Hungarisë të ndalojë politikat dhe praktikat që provomojnë mungesën e tolerancës, frikën dhe përhapin ksenofobinë kundër refugjatëve dhe imigrantëve.
Ata u kërkuan drejtuesve hungarezë të miratojnë një frymë të vërtetë njerëzimi duke ndihmuar ata që kanë qenë të detyruar ta lënë vendin e tyre kundër vullnetit të tyre dhe që janë në kërkim të sigurisë në Evropë.
Sipas HCR-së, Këshillit të Evropës dhe ZYrës së instituconeve demokratike dhe të drejtave të njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), qeveria hungareze nisi në muajin dhjetor një fushatë publike që që asimilon ata që largohen nga lufta dhe konfliktet, pushtuesit dhe terroristët.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...